Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi thotë se ngritja e çmimit të naftës “nuk është problem”

Foto: Reuters

Presidenti amerikan, Donald Trump, të hënën ka minimizuar ndikimin e ngritjes së çmimit të naftës si pasojë e sulmeve në fabrikat e naftës në Arabinë Saudite, duke thënë se çmimet nuk janë ngritur aq shumë dhe se SHBA-ja dhe vendet tjera mund të parandalojnë ngritjen duke hedhur në treg më shumë naftë.

“Nuk janë ngritur aq shumë dhe kemi rezerva strategjike të naftës, që janë masive, dhe mund të lëshojmë pak, po ashtu edhe vendet tjera... mund të jenë më dorëlira me naftën, dhe [çmimi] menjëherë do të ulej”, ka thënë Trumpi para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë derisa u takua me Princin e Bahreinit, Salman bin Hamad al-Khalifa, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk është problem”, tha më tej ai.