Botë

Rohingyat në Mianmar në rrezik serioz të gjenocidit

Rohingyat në Mianmar në rrezik serioz të gjenocidit

Myslimanët Rohingya, të mbetur në Mianmar, përballen me "rrezik serioz të gjenocidit", thanë të hënën hetues të Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se riatdhesimi i qindra-mijëra të dëbuarve tashmë nga ushtria, mbetet "i pamundur".

Misioni faktmbledhës në Mianmar, i ngritur nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, më herët i ka cilësuar operacionet e ushtrisë në këtë vend si "gjenocid" dhe ka bërë thirrje për përndjekjen e gjeneralëve kryesorë, përfshirë shefin e ushtrisë, Aung Hlaing.