Arabia Saudite sivjet ka hequr kokat e 134 personave
Arabia Saudite ka ekzekutuar 134 persona vetëm gjatë këtij viti dhe 6 prej tyre raportohet se ishin fëmijë.
Raporti shokues i publikuar nga OKB vjen pas urdhrit të fundit të princit të kurorës, Mohammed bin Salman, i cili është zotuar se do të ulë numrin e personave të dënuar me vdekje.
Ndërsa, sipas të dhënave, 149 njerëz janë vrarë gjatë vitit 2018. Metodat brutale të përdorura nga sauditët përfshijnë prerje kokash, varje, apo edhe gjymtim të kufomave.
Organizata pretendon se Arabia Saudite po abuzon me të drejtat e njeriut dhe po kryen ekzekutime të paligjshme dhe arbitrare.