Tunizia mban zgjedhjet presidenciale Foto: Reuters

Tunizia mban zgjedhjet presidenciale

15 September 2019 14:18

Qytetarët në Tunizi po votojnë në zgjedhjet presidenciale. Vendvotimet u hapën në orët e mëngjesit. Në garën presidenciale është kryeministri Youssef Chahed, dy ish-kryeministra, një ish-president dhe ministri i Mbrojtjes. Këta janë vetëm disa nga 24 kandidatët, që po garojnë për të parin e vendit.

Zgjedhjet po mbahen pas vdekjes së presidentit Beji Caid Essebsi, i cili vdiq në muajin korrik, raporton REL.

Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk siguron 50 për qind të votave, raundi i dytë do të mbahet para 13 tetorit.

Qytetarët në Tunizi u ngritën kundër udhëheqjes autokratike, gjatë Pranverës Arabe më 2011.

Edhe pse qeverisja demokratike është përmirësuar, ka pasur një rënie sa i përket standardit të jetesës dhe rritje të papunësisë dhe inflacionit.

Tunizia do të mbajë zgjedhjet e reja parlamentare më 6 tetor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme