Stuhia Humberto pritet të godasë ishujt Bahamas

Stuhia Humberto pritet të godasë ishujt Bahamas

14 September 2019 18:12

Stuhia tropikale Humberto është afruar pranë pjesëve tashmë të shkatërruara të ishujve Bahamas, vend ky, që para dy javësh u godit nga një uragan i fuqishëm.

Erërat e fuqishme dhe shirat pritet të godasin ishujt Bahamas dhe meteorologët thonë se kjo stuhi mund të shndërrohet në uragan në fund të javës, përcjell rel.

Stuhia pritet që të largohet nga veriperëndimi i Bahamasit më vonë gjatë ditës së shtunë dhe më pas të zhvendoset drejt brigjeve lindore të Floridës dhe në fillimin e javës së ardhshme të kalojë përmes Oqeanit Atlantik, njoftoi Qendra Kombëtare për Uragane e Shteteve të Bashkuara.

Stuhia Humberto ka erëra që mund të arrijnë deri në 65 kilometra në orë. Kjo stuhi pritet të shndërrohet në uragan të dielën, tha Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA-së.

Ishujt Bahamas më herët gjatë këtij muaji u goditën nga uragani i kategorisë së pestë, Dorian.

Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis ka thënë se 50 persona kanë vdekur nga uragani Dorian, duke shtuar se ky numër pritet të rritet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme