Sulm terrorist në Turqi, 4 të vdekur dhe 13 të plagosur

Sulm terrorist në Turqi, 4 të vdekur dhe 13 të plagosur

13 September 2019 09:36

Një sulm terrorist ka tronditur Turqinë dje në mbrëmje. Mediat e huaja shkruajnë se një shpërthim i fuqishëm ekslozivi ka shpërthyer në zonën Kulp të Dijarbakirit.

Nga shpërthimi kanë humbur jetën 4 civilë dhe janë plagosur 13 të tjerë. Raportohet që eksplozivi i bërë me dorë ka shpërthyer gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve.

Dyshohet se sulmin e ka bërë organizat terroriste PKK./tch

Komentet

Shto koment

Të ngjashme