Botë

Kryeministri i Spanjës kundër privilegjeve të tjera të BE-së Londrës për Brexit

Descriptive Text

Kreu i Qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez theksoi sot se Londra nuk mund të merrte të tjera privilegje nga BE në kuadër të Brexit dhe gjykoi se një dalje pa marrëveshje ishte një skenar shumë i mundshëm.

“Nuk është e mundur të bëhen privilegje të tjera”, theksoi socialisti para dhomës së deputetëve spanjollë.

“Institucionet europiane dhe shtetet anëtare kanë dhënë prova të mirëkuptimit dhe mirëbesimit, por duke qenë të qartë që prej fillimit mbi faktin se nuk do të ishte i mundur rinegocimi i marrëveshjes për daljen e nënshkruar me qeverinë britanike”, shtoi ai.

Sipas Pedro Sanchez, në kontekstin aktual “një Brexit i rëndë, pa marrëveshje, është kthyer në skenarin më të mundur”.

“Por, nëse qëndrimi britanik e bën të pamundur një dalje të rregullt, Spanja, që numëron numrin më të madh të komunitetit britanik të Europës, është e përgatitur për të gjitha skenaret”, theksoi ai duke u bërë thirrje qytetarëve dhe aktorëve ekonomikë për qetësi./ ATSH.