Tre të vrarë, një i lënduar në të shtënat në qytetin holandez Dordrecht Foto: Twitter

Tre të vrarë, një i lënduar në të shtënat në qytetin holandez Dordrecht

09 September 2019 20:48

Tre persona janë qëlluar për vdekje dhe një tjetër është lënduar në sulmin e armatosur që ndodhi mbrëmjen e të hënës në një shtëpi në qytetin holandez Dordrecht, ka njoftuar agjencia holandeze e lajmeve ANP.

E përditshmja “de Telegraaf”, e cila citoi burime të afërta me hetimet, ka shkruar se një polic ka hapur zjarr dhe ka vrarë anëtarët e familjes para se t’ia merrte jetën vetes, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.

Policia nuk ka mundur të kontaktohet për komente lidhur me rastin ndërsa ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zona përreth shtëpisë ku ndodhi sulmi është rrethuar tërësisht.

Prefekti i Dordrechtit, Wouter Kolff, ka shkruar në “Twitter” se bëhet fjalë për “një incident tejet serioz të të shtënave me armë” dhe se është nisur drejt vendit të ngjarjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme