Botë

SHBA mund të tërheqë 5400 trupa nga Afganistani

SHBA mund të tërheqë 5400 trupa nga Afganistani
 

​Shtetet e Bashkuara do të tërhiqnin 5400 trupa nga Afganistani brenda 20 javësh si pjesë e një marrëveshje "në parim" me militantët talibanë, tha negociatori i lartë i Uashingtonit.

Zalmay Khalilzad zbuloi detaje të marrëveshjes së shumëpritur për herë të parë në një intervistë televizive pasi informoi drejtuesit afganë në lidhje me këtë çështje.