Brenda “lagjes shtet” që sfidon edhe policinë greke

Brenda “lagjes shtet” që sfidon edhe policinë greke

01 September 2019 06:26

Akrepat tregojnë se ora porsa ka kaluar pesëshin e mëngjesit në lagjen e Athinës qendrore “Exarcheia”. Një grup afganësh dhe iranianësh janë ulur bashkë midis rrugës, me një baner në të cilin shkruan “No Pasaran” të varur ndërmjet ndërtesave mbi kokat e tyre. Ata qeshin e bëjnë shaka derisa hanë byrekë me djathtë të shërbyer nga tryeza e bashkësisë.

Mëngjesi publik shërbehet jashtë “Notara 26”, një zonë akomodimi e vetorganizuar nga refugjatët. Prej hapjes së saj në shtator 2015 në kulmin e krizës së refugjatëve, ajo ka ofruar strehim për më shumë se nëntë mijë persona, shkruan Koha Ditore. Këto “mëngjese rezistence” – që organizohen në orët e hershme kur ka më shumë mundësi të ketë aksione spastrimi nga policia greke – janë kthyer në një ngjarje të përditshme prej se qeverisjen e vendit e mori qeveria e Demokracisë së Re që fitoi zgjedhjet e korrikut.

Premtimi për “kthimin e rendit”

Premtimi për kthimin e rendit dhe ligjit ishte një prej temave kryesore me të cilën fitoi zgjedhjet e përgjithshme partia djathtiste. Dhe më tetë gusht u dha lajmi se policia do të ndërmerrte aksione për spastrimin e lagjes së Athinës qendrore nga refugjatët që mblidhen në grupe. Aty ka edhe grupe anarkiste që e kanë kthyer zonën në njërën prej rrethinave me më së shumti telashe për forcat e rendit dhe ligjit në Greqi.

Dhe nëse aksionet do të jetësohen, deri në fund të muajit pritet t’i jepet fund eksperimentimit me rrjetin refugjat të vetorganizuar, ku momentalisht janë vendosur më shumë se një mijë persona, kanë treguar autoritetet lokale të Athinës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme