Florida në pritje të goditjes nga zemërimi i uraganit ‘Dorian’

Florida në pritje të goditjes nga zemërimi i uraganit ‘Dorian’

31 August 2019 12:24

Stuhia, tashmë e kategorisë 4, ë është "jashtëzakonisht e rrezikshme" dhe "Mund të jetë shkatërruese," - ka paralajmëruar presidenti Donald Trump. Shteti i Floridas është vënë i gjithin në alarm pasi trajektorja e uraganit nuk mund të parashikohet me saktësi.

Në SHBA, uragani Dorian, i cili tashmë është forcuar në një stuhi të kategorisë 4 me erëra që kanë arritur shpejtësinë 130 km/orë, po largohet nga brigjet e Bahamas dhe po drejtohet për në Florida, ku prej disa ditësh kanë nisur evakuimet, transmeton Shqiptarja raportimin e mediave amerikane.

Në pritje në zemërimit të stuhive, banorët janë furnizuar me ushqime dhe ujë, të cilat po bëhen gjithnjë e më të pakta.

Shumë stacione karburanti janë mbyllur.

Kompanitë e energjisë elektrike kanë dërguar në terren përforcime për t’i bërë ball ndërprerjeve të mundshme.

Aeroporti ndërkombëtar i Orlando ka ndërprerë të gjitha fluturimet.

Mjaftë universitete kanë pezulluar mësimin dhe do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri të martën.

Edhe dy termocentralet bërthamore po përgatiten të mbyllen nëse konfirmohet se stuhia do t'i kërcënojë.

Nga ana e autoriteteve lokale, mendohet se dëmet e mundshme të shkaktuara mund të vlerësohen nga 18 deri 20 miliardë dollarë.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili dje anuloj një vizitë zyrtare në Poloni, po mban kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet lokale dhe po ndjek zhvillimet nga Camp David. Ai i ka paralajmëruar banorët të jenë të vetëdijshëm pasi Dorian ‘mund të jetë shkatërrues’.

Sipas ekspertëve, të cilët kanë frikë se Florida do të jetë për disa ditë nën pushtetin e stuhive, Dorian është potencialisht një nga uraganet e llojit ‘më të keq’, i atyre që ‘qëndrojnë për shumë kohë mbi zonat metropolitane’.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme