Edhe 26 mijë vatra zjarri ende aktive në Amazonë

Edhe 26 mijë vatra zjarri ende aktive në Amazonë

30 August 2019 14:08

Rreth 26 mijë vatra zjarri janë ende aktive në pyjet e amazonës edhe pse 43 mijë ushtarakë brazilianë dhe 2500 zjarrfikës gjenden në terren në zonat më të prekura.

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro pas kritikave nga ndërkombëtarët, ka filluar të pranojë ndihma nga vendet e tjera.

Ai tha se Brazili është i gatshëm të pranojë ndihma dypalëshe, por sulmoi sërish presidentin francez Emmanuel Macron dhe akuzoi Gjermaninë e Francën se po përpiqen të blejnë sovranitetin e Brazilit.

Bolsonaro ka ndaluar për 60 ditë zjarrëvnien e qëllimshme për hapjen e tokave të reja nga fermerët.

Javën e ardhshme, shtatë nga tetë vendet e rajonit të Amazonës, do të mblidhen për të diskutuar politikën e përbashkët për përballimin e zjarreve, të cilat tashmë janë përhapur edhe në vendin fqinj Bolivi/VizionPlus.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme