Botë

Corbyn: Kryeministri Johnson ndikohet nga Trumpi

BREXIT-i pa marrëveshje do ta linte Mbretërinë e Bashkuar nën mëshirën e presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë kryeopozitari britanik, Jeremy Corbyn.

Në një intervistë për të përditshmen ‘The Independent’, kreu i Partisë Laburiste akuzoi kryeministrin Johnson për varësi nga Trumpi. Sipas tij, BREXIT-i pa marrëveshje, në të vërtetë është marrëveshje me Trumpin, transmeton KTV.

Të hënën, kryeministri Boris Johnson tha se ai ishte më pak optimist për arritjen e marrëveshjes së re me BE-në.

Corbyni është takuar me liderët e tjerë të partisë për të diskutuar planet e tij për të shmangur daljen pa marrëveshje.