BREXIT-i pa marrëveshje do ta linte Mbretërinë e Bashkuar nën mëshirën e presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë kryeopozitari britanik, Jeremy Corbyn.
Në një intervistë për të përditshmen ‘The Independent’, kreu i Partisë Laburiste akuzoi kryeministrin Johnson për varësi nga Trumpi. Sipas tij, BREXIT-i pa marrëveshje, në të vërtetë është marrëveshje me Trumpin, transmeton KTV.
Të hënën, kryeministri Boris Johnson tha se ai ishte më pak optimist për arritjen e marrëveshjes së re me BE-në.
Corbyni është takuar me liderët e tjerë të partisë për të diskutuar planet e tij për të shmangur daljen pa marrëveshje.
Artikuj të ngjashëm
-
Jeremy Corbyn kërkon të bëhet kryeministër i përkohshëm
-
Boris Johnson paralajmëron Brexit pa marrëveshje, nëse zgjidhet kryeministër
-
Mocion mosbesimi ndaj Johnsonit
-
Johnson: Britania të bëhet “gati” për mundësinë e mosarritjes së marrëveshjes tregtare me BE-në
-
Johnsoni thotë se nuk do t’i ndjekin rregullat tregtare të BE-së