Botë

Brazili nuk jep arsye për refuzimin e ndihmës së G7-s për zjarret në Amazonë

Qeveria braziliane ka thënë se do të refuzojë ofertën për ndihmë nga vendet e G7-s për të ndihmuar në trajtimin e zjarreve në pyjet e Amazonës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ishte nikoqir i samitit të G7-s, që përfundoi të hënën, ka thënë se 22 milionë dollarë do t’i dhurohen Brazilit, transmeton KTV.

Zyrtarët brazilianë nuk dhanë asnjë arsye për refuzimin e këtij fondi. Por, presidenti Jair Bolsonaro ka akuzuar Francën se po e trajton Brazilin si koloni.

Ministri i tij i Mbrojtjes tha se zjarret në Amazonë nuk ishin jashtë kontrollit.

Ministri Fernando Silva, tha se 44,000 ushtarë janë vendosur për të luftuar zjarret dhe krimet mjedisore në Amazonë.