Botë

“Prite Perden e hekurt”: Pikniku i lirisë, i Gjermanisë

Shprehja që tingëllonte krejt e pasherr, “Pikniku panevropian” në Hungarinë e para tridhjetë vjetësh do të shënonte prerjen e parë të Perdes së hekurt, kur më shumë se 600 gjermanolindorë kaluan përgjatë portës kufitare në Austri.

Ishte sinjal për një eksod drejt Perëndimit që nuk do të vërshonte rrëmbyeshëm, duke kulmuar me rënien e Murit të Berlinit në nëntorin e vitit 1989, përderisa regjimet prosovjetike ranë një nga një në Evropën Qendrore dhe atë Lindore, shkruan Koha Ditore.

Jeta në burgun e madh

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi Sopronin në Hungarinë perëndimore të hënën dhe shprehu falënderimet për gardianët kufitarë hungarezë, të cilët ishin përmbajtur – duke lejuar njerëzit të kalonin kufirin – meqë i kontribuuan ribashkimit të pastajmë të Gjermanisë.

“Soproni është shembull i asaj çfarë ne evropianët mund të arrijmë kur ngrihemi guximshëm për vlerat tona të pathyera”, ka deklaruar ajo në kishën protestante të kishës së qytezës hungareze.. “Pikniku u kthye në një ngjarje të madhe botërore”.

Në muajin para piknikut ministrat e jashtëm të Hungarisë dhe Austrisë kishin prerë simbolikisht rrethojën kufitare, “Perden e hekurt” fizike ndërmjet Perëndimit dhe bllokut komunist të kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)