Botë

Viti i ri shkollor nuk fillon më 2 shtator në Maqedoninë Veriore, paralajmërohet grevë

Pas negociatave të shumta me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë Veriore, SASHK-u nën presionin e bordit udhëheqës solli vendim që viti shkollor mos të fillojë më datën e paraparë 2 shtator por të shkohet në grevë.

SASHK-u nuk pranon rritjen e pagave në arsim për vetëm 5 %. Ata kërkojnë që pagat si në arsimin fillor, atë të mesëm dhe të lartë të rriten për 25%.

Ministri Arbër Ademi u mundua që ta bindë udhëheqësin e SASHK-ut se pagat do të rriten në vazhdimësi, megjithatë SASHK qëndroi në vendimin e prerë për grevë, transmeton kp.

Ata kërkojnë që sa më shpejtë të jetë e mundur të përmirësohet statusi socio-ekonomik në të cilin gjendet punëtorët e arsimit.

Nga SASHK-u shprehen të vendosur se këtë herë pakënaqësinë e vet do ta shpreh përmes grevës.