Botë

Trumpi dhe Macroni pajtohen që Rusia vitin tjetër të ftohet në G7

Trumpi dhe Macroni pajtohen që Rusia vitin tjetër të ftohet në G7

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë rënë dakord se Rusia duhet të ftohet për të marrë pjesë në samitin e G-7s vitin e ardhshëm, megjithëse udhëheqësi francez dëshiron që ftesa të jepet me kusht që Rusia të bëjë përparim në bisedimet për paqen në Ukrainë.

Rusia duhet të jetë pjesë e G7s, thotë Presidenti Trump, duke fajësuar ish-presidentin Barack Obama për pezullimin e Rusisë nga ky grup në vitin 2014.