Botë

Për herë të parë, grave në Arabi Saudite u lejohet të udhëtojnë pa leje

Për herë të parë, grave në Arabi Saudite u lejohet të udhëtojnë pa leje

Administrata e Arabisë Saudite njoftoi se për herë të parë në historinë e vendit, ka filluar zbatimi i rregullores e cila parashikon që gratë të mund të udhëtojnë jashtë vendit pa lejen e meshkujve.

Sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, të bazuar në një zyrtar të Ministrisë së Brendshme, rregulloret në fjalë kanë filluar të zbatohen në mbarë vendin.