Botë

Anketat, Bideni kryeson fushatën demokrate për Shtëpinë e Bardhë

Anketat, Bideni kryeson fushatën demokrate për Shtëpinë e Bardhë

Anketat e opinionit publik tregojnë se ish Zv/Presidenti Joe Biden vazhdon të udhëheqë mes sfiduesve demokratë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Por shqetësimet për moshën e Bidenit dhe gafat e tij në fjalime i kanë bërë demokratët që të shtrojnë pikëpyetje nëse ai do të ishte kandidati më i mirë përballë Presidentit Trump në zgjedhjet e vitit që vjen.

Në Ajova, Bideni synon të përforcojë statusin e tij në krye të garës demokrate, duke vënë në shënjestër Presidentin Trump.