Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

180 mijë kroatë kanë migruar në Gjermani nga vitit 2013

Sipas të dhënave për vitin 2016, Kroacinë e kanë lëshuar gjithsejtë 36.500 njerëz. Por, siç raporton mediumi Index.hr, këto të dhëna nga Byrja Shtetërore e Statistikave nuk janë të plota dhe si rrjedhojë, kjo shifër mund të jetë shumë më e madhe.

Vetëm në Gjermani vitin e kaluar janë zhvendosur 54.245 persona nga Kroacia, ndërsa në vitin 2014 në Gjermani kanë migruar 57.006 kroatë.

Sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden, në Gjermani, nga viti 2013 e deri më sot, janë zhvendosur 180.000 shtetas kroatë, transmeton Koha.net.

Përveç Gjermanisë, kroatët shkojnë masivisht edhe në Irlandë, Austri, Itali e shtete tjera.