Trumpi nuk tërhiqet nga blerja e Grenlandës

Trumpi nuk tërhiqet nga blerja e Grenlandës

19 August 2019 15:28

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar pretendimet e tij për të blerë ishullin e Grenlandës.

Duke folur për gazetarët ai ka specifikuar se mes shumë gjërave që mund të bëhen ky nuk është prioritet, por është një mundësi e artë strategjike.

“Danimarka është aleati ynë dhe shpenzon shumë për menaxhimin ekonomik të ishullit ndërsa për ne do të ishte një blerje strategjike. Prandaj mendojmë se do të gjenim mirëkuptim, megjithatë ne do të flasim për këtë në takimin e ardhshëm në Poloni, edhe pse nuk është ky qëllimi i vizitës. Ne do ta marrim në konsideratë këtë mundësi, pse jo”.

Ndërkohë kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen e ka etiketuar idenë e shitjes së Grenlandës si absurde.

“Sugjerimi i shitjes së Grenlandës nuk do të jetë në tryezë asnjëherë. Grenlanda nuk është Daneze por i përket vetes. Shpresoj fuqimisht se ky pretendim nuk merret seriozisht”, tha Frederiksen./vizionplus

Komentet

Shto koment

Të ngjashme