Botë

Në Serbi është inaugurua autostrada e parë kineze në Europë

Descriptive Text

Autostrada e parë kineze e ndërtuar në Evropë u hap për trafik këtë të dielë, në Serbi.

Ceremonia e inaugurimit u mbajt në qytetin serb Lig. në jug-perëndim të kryeqytetit Beograd.

Në ceremoninë e hapjes së E-763, morën pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori kinez në Beograd Chen Bo.

“Serbia dhe Kina kanë një miqësi të ngushtë. Unë jam mirënjohës për iniciativën e ‘Belt and Road’ të propozuar nga presidenti Xi”. Kina ka kontribuar shumë në zhvillimin e Serbisë dhe njerëzit nuk do ta harrojnë kurrë. Unë duhet të theksoj se Grupi Shandong Hi-Speed nuk është ndalur përballë vështirësive në ndërtimin e këtyre seksioneve. Ata kanë përfunduar një rrugë me standarde të përparuar teknologjikisht. Mirënjohja jonë shkon përtej fjalëve dhe besoj se bashkëpunimi midis Serbisë dhe Kinës do të ngjitet në lartësi të reja”, tha kreu i shtetit serb.

Vuçiq theksoi gjithashtu rëndësinë e lidhjeve rrugore për zhvillimin e vendit, duke njoftuar projekte të reja të infrastrukturës me kompanitë kineze në të ardhmen./shqiptarja