Botë

Trump: Përdorimi i dhunës në Hong Kong pengon bisedimet tregtare me Kinën

Trump: Përdorimi i dhunës në Hong Kong pengon bisedimet tregtare me Kinën

Në Hong Kong dhjetëra mijëra protestues përfunduan javën e 11-të radhazi të demonstratave pro-demokracisë, përkundër paralajmërimeve të Pekinit se mund të ndërhyrje për t'i ndalur ato. Ditët e fundit të protestave, nuk janë shënuar përplasje me policinë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Kinën që një sulm i stilit Tiananmen (Sheshi i Pekinit, ku më 1989 u shtypën protestuesit) ndaj protestuesve të Hong Kongut do të pengonte bisedimet tregtare midis dy vendeve.