Botë

Në Paris, klienti vret kamerierin pasi ia vonuan ushqimin

Një kamerier afër Parisit është qëlluar për vdekje nga një klient, i cili thuhet se ishte i zemëruar sepse ushqimi që e kishte porositur nuk ishte përgatitur aq shpejt.

I dyshuari iku nga vendi i ngjarjes dhe nuk është kapur ende nga policia.

Ekipet e ambulancës u përpoqën ta shpëtonin kamerierin 28-vjeçar, i cili ishte qëlluar në shpatull, por ai vdiq në vendin e ngjarjes.

Kolegët e tij i thanë policisë se klienti kishte humbur durimin për shkak të vonesës në përgatitjen e ushqimit të tij.