Erdogan në Serbi më 29 gusht, çel punimet e projektit 3 miliardë euro

Erdogan në Serbi më 29 gusht, çel punimet e projektit 3 miliardë euro

16 August 2019 09:23

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 gusht, raporton agjencia Tanjug, transmeton TCH. Gjatë vizitës Erdogan do të takohet me homologun serb, Aleksandar Vuçiç dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Qëllimi kryesor i vizitës së presidentit turk në Serbi lidhet me nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë. Pjesë e projektit që kap shifrën e 3 miliard eurove është edhe kompania turke, Tasyapi. Vetë Turqia financon një pjesë të konsiderueshme të autostradës.

Serbia i ka dhënë viteve të fundit rëndësi të madhe ndërtimit të autostradave që e lidhin me korridoret evropiane, siç është ky projekt i fundit. Me autostradën drejt Sarajevës, Serbia do të lidhet me korridorin 5 që nis në Bosnje-Hercegovinë, për të kaluar në Kroaci dhe për të përfunduar në Hungari.

Sa i përket vizitës së Erdoganit, presidenti i Turqisë ka qenë për herë të fundit në shtetin serb në tetor të 2017-ës, ndërkohë që marrëdhëniet ekonomike midis Ankarasë dhe Beogradit kanë njohur rritje të konsiderueshme.

Komentet

Shqiptarii16/08/2019 14:28

Ne Serbi i derdh miliardat kurse ne Kosove e Shqiperi nderton xhami! Nuk kan thene populli kot, "vellau" si shjkau" :P e keta pakurrizoret tane ne pushtet si ne Kosove e si ne Shqiperi i thonin vella... kujt?! Nje turku!!!

Shto koment

Të ngjashme