Botë

Japonia u kërkon 300,000 personave të evakuohen për shkak të stuhisë

Japonia u kërkon 300,000 personave të evakuohen për shkak të stuhisë

Japonia ka këshilluar më shumë se 300,000 persona që të largohen nga shtëpitë e tyre të mërkurën, derisa kompanitë ajrore kanë anuluar qindra fluturime, për shkak stuhisë tropikale Krosa, që është nisur në këtë zonë.

Kjo stuhi, që është raportuar se do të sjellë erëra me shpejtësi 109 kilometra në orë, pritet të arrijë në zonat japoneze në mëngjesin e së enjtes, ka thënë Agjencia japoneze e Meteorologjisë, shkruan REL.