Botë

Shkon në 44 numri i të vdekurve nga tajfuni Lekima në Kinë, mbi 3200 fluturime të anuluara

Shkon në 44 numri i të vdekurve nga tajfuni Lekima në Kinë, mbi 3200 fluturime të anuluara
 

Shkon në 44 numri i personave të vdekur nga tajfuni Lekima në Kinën lindore. Autoritetet thonë se stuhia ka vazhduar edhe mëngjesin e kësaj të hëne, duke grumbulluar miliarda dollarë dëme ekonomike dhe prishur infrastrukturën rrugore.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave tha se më shumë se një milion njerëz ishin evakuuar në provincat Zhejiang dhe Jiangsu për shkak të tajfunit.