Një person është arrestuar në Norvegji pasi ka sulmuar brenda një xhamie duke lënë një person të lënduar.
Policia tha se i armatosuri hapi zjarr në Qendrën Islamike Al-Noor, në periferi të kryeqytetit të Norvegjisë, Oslo, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë vonë një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit, thotë policia.
“I dyshuari është rreth 20 vjeçar, një shtetas i Norvegjisë”, thotë asistenti i shefit të Policisë, Rune Skjold, i cili shton se i ai tashmë është i dyshuar edhe për vrasje.
“Ne konsiderojmë se kjo është vdejke e dyshimtë. Personi i vdekur është e afërme i personit të arrestuar sot”, ka thënë ai, transmeton BBC.
Policia thotë se i dyshuari ka vepruar i vetëm kur sulmoi xhaminë.
Drejtuesi i xhamisë iu tha medieve lokale se viktima ishte 75 vjeçar, pjesëmarrës në grumbullim.
“Një nga pjesëmarrësit është qëlluar nga një njeri i bardh me helmetë dhe uniformë” tha Irfan Mushtaq.