Jeffrey Epstein, miliarderi i akuzuar për shfrytëzim seksual, ka bërë vetëvrasje në një burg në Manhattan, kanë konfirmuar sot zyrtarët, raporton NYT.
Sipas këtyre raporteve thuhet se ai ishte varur veten në Qendrën Korrektuese Metropolitane në Manhattan, derisa trupi i tij është gjetur në mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, transmeton Koha.net.
Në muajin e kaluar Prokurorët Federalë e kanë akuzuar, Epsteinin, 66 vjeç, për shfrytëzim seksual të vajzave të mitura deri në 14 vjeç.
Detaje të sjelljes së tillë tregojnë se ai këtë sjellje e ka pasur për disa vite.
Epstein, një financier me pasuri të madhe, akuzohej se për disa dekada ka paguar dhjetëra vajza në Florida për marrëdhënie seksuale.