Një departament i Policisë në Teksas ka ndryshuar politikën e tij të hënën pasi u shfaqën disa fotografi të dy oficerëve të bardhë mbi kuaj duke e dërguar në burg një njëri me ngjyrë, i cili ishte i lidhur me litarë.
Adrienne Bell, një demokrate e cila është kandidate për Kongres në vitin 2020, ka postuar në Twitter fotografitë në të cilat shihet se oficerët e policisë Galveston po mbanin me litar një person, transmeton NBC news.
“Është një skenë që ka nxitur zemërim, neveri dhe pyetje nga komuniteti”, ka thënë ajo.
Ndërkaq departamenti i Policisë ka thënë se në kohën e arrestimit nuk kishte njësi transporti të arrestimit, transmeton Koha.net.
"Një njësi transporti nuk ishte e disponueshme menjëherë në kohën e arrestimit," thuhet në një deklaratë nga departamenti.
Oficerët ishin "të njohur" me të burgosurin dhe ai ishte paralajmëruar për shkelje, thuhet në deklaratë. Ai u drejtua në litar rreth dy blloqe për "nga ku po vinte njësia e Patrullimit".
Metoda e prangosjes së dikujt dhe shoqërimi i tyre midis dy oficerëve të montuar zakonisht përdoret në situata të paqëndrueshme, si kontrolli i turmës.
"Praktika nuk është përdorur si duhet në këtë rast," thuhet në deklaratën e policisë.