Kina ka lëshuar një paralajmërim për protestuesit e Hong Kongut, duke thënë se përpjekjet e tyre do të kenë kundër-efekt. Kina u ka bërë apel atyre që të ndalen së protestuari.
Përndryshe, në Hong Kong për nëntë fundjava të njëpasnjëshme janë mbajtur protesta antiqeveritare, transmeton KTV. Të hënën, liderja Carrie Lam paralajmëroi se qyteti është në prag të një situate shumë të rrezikshme.
Në fjalimin e saj të parë në media në dy javë, ajo akuzoi gjithashtu aktivistët për shfrytëzimin e projekt-ligjit për ekstradim si mbulesë për qëllimet e tyre.
Sipas të dhënave zyrtare, 148 protestues janë arrestuar, ndërsa policia ka hedhur 800 bombola të gazit lotsjellës në protestat e së hënës.