Botë

Frikë në mesin e udhëtarëve të British Airways pasi një tym i madh mbuloi kabinën

Një aeroplan i British Airways është evakuuar, pasi një tym i madh mbuloi kabinën, pak para se të zbriste.

Linja ajrore konfirmoi incidentin në fluturimin BA422 i cili u nis nga Londra drejt Valencias, transmeton KTV. Udhëtarët përdorën daljet emergjente derisa ngjarjen e kanë përshkruar si film horrori.

Më pas, British Airways u ka kërkuar ndjesë 175 udhëtarëve derisa konfirmuan se aeroplani pati problem teknik.