Botë

Arabia Saudite lejon gratë të udhëtojnë të pavarura

Arabia Saudite lejon gratë të udhëtojnë të pavarura
Foto: Reuters

Gratë në Arabinë Saudite mund të udhëtojnë tani jashtë vendit pa lejen e një kujdestari mashkull.

Me rregullat e reja, të shpallura të premten me dekret mbretëror, gratë mbi 21 vjeçe mund të aplikojnë për pasaportë pa autorizimin e një kujdestari mashkull.