Sport

Tarashaj pret paraqitje të mira tek Emmeni

Sulmuesi Shani Tarashaj pret ta ndihmojë skuadrën e Emmenit në edicionin e ri në Holandë.

Ai për mediumet holandeze ka thënë se tek Emmeni pret të shfaqë paraqitje të mira dhe ta ndihmojë të sigurojë mbijetesën në kampionatin holandez, që nis këtë fundjavë.

“Besoj në paraqitje të mira në edicionin e ri, në të cilin synoj ta kthej formën time”, ka thënë Tarashaj të martën, transmeton “Koha Ditore”.

Ai u huazua për dy vjet tek Emmeni nga Evertoni dhe pritet të jetë titullar në ndeshjen e parë kundër Groningenit, që luhet të shtunën (18:30).