Së paku 65 persona janë vrarë kur disa militantë të Boko Haramit hapën zjarr në një ceremoni mortore në qytetin Borno të Nigerisë.
Një numër i njerëzve vdiq menjëherë gjatë sulmit ndërsa disa të tjerë vdiqën duke i ndjekur sulmuesit, transmeton KTV. Zyrtarët qeveritarë kanë deklaruar se ky sulm erdhi si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e 11 luftëtarëve të Boko Haramit para dy javësh.
Presidenti i Nigerisë, ka dënuar sulmin dhe urdhëroi forcat ushtarake që të gjejnë terroristët që kryen sulmin.
Mijëra civilë janë vrarë dhe më shumë se dy milionë të tjerë janë zhvendosur gjatë një dekade konflikti. Boko Harami ka qenë aktiv jo vetëm në Nigeri, por edhe në Chad, Niger dhe Kamerun.