Botë

36 të vdekur si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm në Kinë

Së paku 36 persona kanë vdekur, si pasojë e rrëshqitjes të dheut në një fshat në jug të Kinës.

Mediat shtetërore të Kinës kanë raportuar se 15 persona janë zhdukur qëkur një valë e baltës bllokoi më shumë se 20 shtëpi në provincën Guizhou.

Rrëshqitja e dheut ndodhi si pasojë e shiut të madh që ka përfshirë Kinën, transmeton KTV.

Shiu i madh e ka kapluar edhe Indinë gjatë të shtunës.

Së paku 900 persona u shpëtuan nga një tren i bllokuar në Mumbai. Udhëtarët u bllokuan pasi nga uji ishin fundosur shinat.