Botë

Erdogan: Turqia, kundër çdo shteti që përkrah Izraelin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se shteti i tij do të kundërshtojë secilin shtet që përkrah Izraelin, duke shtuar se ky shtet po bën terror në Palestinë.

Presidenti turk u ka bërë thirrje fuqive perëndimore që të mos heshtin ndaj veprimeve të Izraelit në Palestinë, duke thënë se ata që kanë veshë të shurdhër, janë ata që po shkatërrojnë vlerat e tyre perëndimore, transmeton KTV.