Botë

Trumpi bllokon kufizimet ndaj biznesit të armëve me Arabinë Saudite

Trumpi bllokon kufizimet ndaj biznesit të armëve me Arabinë Saudite

Presidenti i SHBA Donald Trump ka vënë veton ndaj vendimeve të Kongresit për të bllokuar marrëveshjet e armëve prej miliarda dollarësh me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Trumpi deklaroi se një anulim i dërgimit të armëve do të "dobësonte aftësinë për konkurrencë të SHBA" dhe do të dëmtonte "marrëdhëniet e rëndësishme" me aleatët. Përveç kësaj, një bllokadë e furnizimeve do të zgjaste luftën e Jemenit dhe vuajtjet e popullatës së atjeshme: Pa municione precize, do të kishte "më shumë, jo më pak viktima civile", tha Trumpi.