Botë

Rusia mohon t’i ketë kërkuar falje Koresë Jugore për hyrje pa leje në hapësirën e saj ajrore

Rusia ka mohuar t’i ketë kërkuar falje Koresë së Jugut për hyrje pa leje në hapësirën e saj ajrore derisa po zgjerohet edhe më shumë incidenti me aeroplanët luftarakë ku të përfshirë janë katër shtete.

Zyra e presidentit të Koresë së Jugut deklaroi se zyrtarët rusë kanë shprehur keqardhje për hyrjen në hapësirën ajrore gjatë një ushtrimi të përbashkët ushtarak me Kinën, transmeton KTV.

Koreja Veriore shtiu 400 plumba paralajmërues në afërsi të aeroplanit hulumtues që fluturoi mbi ishujt në Detin e Japonisë ndërsa Kina mohoi të ketë shkelur në vijën ajrore gjatë këtyre ushtrimeve.