E quajnë “Justin Bieber të ekologjisë”, aktivistja 16-vjeçare kritikon deputetët francezë

24 July 2019 20:20

Aktivistja adoleshente për ngrohjen globale, Greta Thunberg, ka kritikuar deputetët francezë për ngacmimet që ia bën gjatë fjalimit në parlament që u bojkotua nga politikanët e ekstremit të djathtë.

16-vjeçarja në një fjalim në parlamentin francez, u bëri thirrje politikanëve që të qëndrojnë prapa shkencës sa i përket ngrohjes globale, transmeton KTV. Ajo ishte e ftuar së bashku me disa fëmijë nga grupet e ndryshme parlamentare dhe frytëzoi rastin që t’i porosisë deputetët që të mos dëgjojnë njerëzit, por shkencën.

E djathtistët ekstremë e quajtën aktivisten një “profete me pantallona të shkurtra” dhe një “Justin Beiber të ekologjisë”. Të vetmit që i dhanë përkrahje aktivistes ishin partia e gjelbër dhe partia e presidentit Emmanuel Macron.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme