Mali i Zi e Kroacia ende pa zgjidhje përfundimtare për Prevllakën

Mali i Zi e Kroacia ende pa zgjidhje përfundimtare për Prevllakën

24 July 2019 11:32

Podgoricë, 24 korrik - Zgjidhja e përkohshme në Prevllakë nga viti 2002 (pikë kufitare) do të duhej të jetë përfundimtare, meqë kjo i përgjigjet Malit të Zi, ndërsa Kroacisë i mbetet e gjithë Prevllaka si dhe një rrip i ngushtë deti pranë saj. Kështu i ka deklaruar DW-së ministri i dikurshëm i Jashtëm i Malit të Zi, Branko Llukovac, gjatë mandatit të të cilit u arrit regjimi i përkohshëm në Prevllakë, transmeton Koha.net.

Kroacisë i ka mbetur pjesa tokësore e Prevllakës, përkatësisht ishulli Oshtro dhe një rrip i ngushtë deti përskaj Prevllakës, ndërsa Malit të Zi i ka mbetur një pjesë e hyrjes në Gjirin e Kotorrit.

"Kroacia e Mali i Zi ende nuk janë marrë vesh për mënyrën se si të bëhet ndarja përfundimtare. Kjo detyrë i është besuar një komisioni ndërshtetëror për zgjidhjen e çështjes së hapur kufitare, i cili mbledhjen e fundit e ka mbajtur më 2015, kur ishte lënë mundësia që në lidhje me konfliktin të vendosë Gjykata Ndërkombëtare", kan thënë në Ministrinë e Jashtëm kroate.

Llukovac konsideron se Kroacia do të insistojë që kufiri detar të shkojë përmes Gjirit të Bokës së Kotorrit, por kjo nuk i konvenon Malit të Zi, meqë sipas regjimit të përkohshëm Boka e Kotorrit është brenda Malit të Zi, ndërsa po të ndodhë ndarja do të bëhej gji ndërkombëtar, transmeton Koha.net.

Bashkimi Europian në Strategjinë e zgjerimit u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të rajonit që sa më parë t'i zgjidhin kontestet.

rastet kur kontestet kufitare nuk janë zgjidhur, palët janë të detyruara që pa kushte t'ia dorëzojnë arbitrazhit përfundimtar ose Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë para nënshkrimit të negociatave për anëtarësim. Vendimi duhet të jetë detyrues dhe përfundimtar dhe palët janë të detyruara që ta respektojnë plotësisht", thuhet në dokument.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme