Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA fillon deportimet e menjëhershme, anashkalohen gjykatat e emigracionit

Qeveria amerikane po jetëson një proces deportimi të shpejtë që do të anashkalojë gjykatat e emigracionit. Sipas rregullave të reja, emigrantët që nuk mund të provojnë që kanë qëndruar në SHBA prej më shumë se dy vitesh mund të deportohen menjëherë.

Deri më tani, deportimet e shpejta mund të aplikoheshin vetëm për ata që mbaheshin afër kufirit dhe që kanë qenë në SHBA për më pak se dy javë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se qindra e mijëra njerëz mund të preken nga këto rregulla të reja. Unioni amerikan për liritë civile tha se do ta sfidojë politikën në gjykatë. Rregulli i ri pritet të implementohet me efekt të menjëhershëm pasi të shpallet, të martën.

E gjithë kjo ndodh ndërsa politikat amerikane për emigracionin janë nën polemika, veçanërisht për sa i takon kushteve në qendrat e mbajtjes së emigrantëve në kufirin jugor, me Meksikën. Analistët thonë se presidenti amerikan, Donald Trump po planifikon ta bëjë qëndrimin e ashpër ndaj emigracionit një element kyç edhe të fushatës së tij për rizgjedhje në 2020/TCH.