Botë

Guvernatori i Puerto Rikos nuk kandidon për mandatin e ri

Guvernatori i Puerto Rikos, Ricardo Rosello, ka vendosur që të mos kandidojë për mandatin e ri, shkaku i serisë së protestave masive që po mbahen kundër tij.

Një ditë para se të organizohen protestat në këtë ishull amerikan, Rosello deklaroi se respekton dëshirën e qytetarëve që të mos kandidojë për zgjedhjet e vitit 2020, mirëpo këto protesta nuk do të ndalen.

Qytetarët e Puerto Ricos dëshirojnë dorëheqjen e menjëhershme të tij, pasi nuk mund të durojnë fyerjet që ua bëri guvernatori, transmeton KTV. Protestat nisën para dhjetë ditësh kur u publikua komunikimi telefonik mes tij dhe disa shokëve.

Gjatë shkëmbimit të mesazheve, guvernatori i quan homofobë dhe i fyen me shumë terme të tjera vulgare, politikanët rivalë dhe shumicën e qytetarëve.

Dhoma e Përfaqësuesve të Puerto Ricos ka marrë vendim për hetimin e mesazheve për të vendosur nëse guvernatori ka bërë shkelje kushtetuese.

E protestuesit janë shprehur të vendosur në qëllimin e tyre. Kanë premtuar se protestat nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e Rosellos.