Londër, 22 korrik – Qeveria britanike njoftoi sot një masë për rritjen e pagave të një milion zyrtarëve, gjesti i fundit në favor të tyre nga ana e Theresa May dhe ministrit të saj të Financave, pak para largimit.
”Mësuesit, ushtarët, mjekët dhe policët do të kenë një rritje page këtë vit më të shpejtë se inflacioni, i cili aktualisht po rritet me ritmin e 2% në vit”, njoftoi Thesari britanik në një komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRritjet do të ndryshojnë sipas profesioneve.
Një mësues mesatarisht do të ketë një rritje prej 2,75% ose 1 000 stërlina në vit, një drejtues i ushtrisë do të fitojë 2,9% më shumë ose 995 stërlina shtesë në vit.
Policët do të fitojnë 2,5% deri në 978 stërlina më shumë në nivel vjetor dhe mjekët 1 500 stërlina më shumë mesatarisht në vit/AFP.