Botë

Në Gjermani shtohet numri i të huajve - mbi 400 mijë më shumë në krahasim me 2017-ën

Në Gjermani shtohet numri i të huajve - mbi 400 mijë më shumë në krahasim me 2017-ën
 

Zyra e Statistikave në Wiesbaden bën të ditur se në Gjermani gjatë vitit 2018 kanë shkuar 1.185.000 persona me shtetësi të huaj nga vendet tjera, që është një plus prej 416.000, krahasuar me një vit më parë.

Në kohën e lëvizjeve të shtuara të njerëzve, Gjermania ka shënuar bilanc pozitiv vjetor prej vitit 2010 deri më sot. Numri më i madh i personave të ardhur në Gjermani është shënuar në kohën e ardhjes masive të refugjatëve, në vitin 2015, me rreth 1,5 milionë. Më pas ka rënë numri i të ardhurve në këtë vend, bën të ditur një zëdhënës i Zyrës, për agjencinë katolike të lajmeve KNA, raporton DW.