Botë

Gjermania pret nga Serbia të respektojë qëndrimin e BE-së se në Srebrenicë pati gjenocid

Gjermania pret nga  Serbia të respektojë qëndrimin e BE-së se në Srebrenicë pati gjenocid

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi Thomas Schieb deklaroi sot se qëndrimi i Gjermanisë dhe i vendeve të tjera të BE-së është se në Srebrenicë në vitin 1995 është bërë gjenocid dhe se nga Serbia pret që ta konsiderojë të tillë.

Me rastin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ambasadori Schieb i tha agjencisë serbe të lajmeve Beta se Gjermani pa asnjë dilemë konsideron se bëhet fjalë për gjenocid dhe të tillë e ka cilësuar edhe Tribunali i Hagës si dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.