Botë

Tsipras ia dorëzon pushtetin kryeministrit të ri

 

Kryeministri grek në largim, Alexis Tsipras, ia dorëzoi pushtetin pasardhësit të tij, Kyriakos Mitsotakis, që siguroi fitoren në zgjedhje me premtimet për rritje të investimeve, ulje të taksave dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Mitsotakis, i cili pritet të ketë vëmendje të madhe, shkaku i premtimeve fiskale, është betuar si kryeministër mëngjesin e së hënës, transmeton KTV. Partia e tij, “Demokracia e Re”, fitoi gati 40 për qind të votave, duke lënë prapa partinë Syriza të Tsiprasit me vetëm 31 për qind.