Botë

Evakuohen disa fshatra, vazhdon përballja për fikjen e zjarreve në Greqi

Autoritetet greke kanë thënë se vendi po vazhdon të përballet me zjarre të mëdha, që kanë shkaktuar evakuimin e katër fshatrave në ishullin Evia.

Zjarret e reja shpërthyen disa orë pas një zjarri të madh për shuarjen e të cilit u angazhuan mbi 100 zjarrfikës. Aktualisht, me tre zjarre janë duke luftuar 255 zjarrfikës, transmeton KTV.