Botë

Erdogan bën thirrje të ndërpriten luftimet në Libi

 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi sot fundin e sulmeve nga ana e Khalifa Haftar, personi më i pushtetshëm në lindje të Libisë, gjatë një takimi me shefin e Qeverisë së Unionit Kombëtar (GNA) Fayez al Sarraj, sipas presidencës turke.

“Presidenti përsëriti sërish mbështetjen e tij ndaj qeverisë (të Fayez al-Sarraj) të njohur nga komuniteti ndërkombëtar dhe bëri thirrje që t’i jepet fund sulmeve të jashtëligjshme nga ana e forcave të Haftarit”, deklaroi presidenca në një komunikatë.